Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Foto: KQZ

Rinumërohen 199 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka njoftuar se deri të dielën në mesnatë janë rinumëruar 199 vendvotime, nga 314 të tilla sa do të rinumërohen.

“Deri të dielën në mesnatë janë rinumëruar 199 vendvotime nga 314 sa është numri i përgjithshëm i tyre sipas vendimit të KQZ-së”, ka thënë Valmir Elezi nga KQZ.

KQZ-ja me 9 tetor kishte vendosur për rinumërim të disa vendvotimeve, për shkak se formularët kishin qenë të shtypur gabimisht dhe se nuk ishin plotësuar siç duhet.

Formularët e rinj të plotësuar pas rinumërimit dhe formularët e plotësuar në vendvotime mund t’i gjeni në këtë link.