Foto: KALLXO.com

Rinumërimi zbulon gabimin në votat për AAK-PSD në Rahovec

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve  po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit.

KALLXO.com po monitoron këtë proces që po zbulon gabime nga numërimi fillestar.

Në një nga formularët e KQZ-së sot është evidentuar se në vendvotimin 1604A/01D, në Komunën e Rahovecit ka pasur gabim në bartjen e votave.

Sipas këtij formulari, në numërimin fillestar i ishte numëruar një votë më shumë koalicionit AAK-PSD se sa kishin në të vërtetë.

Përkatësisht, në numërimin fillestar ky koalicion kishte 30 vota ndërsa pas rinumërimit ka 29.