Rinovimi i Pragës zbulon gurët e varreve hebraike të përdorura për të shtruar rrugët
Dhjetëra gurë shtrimi të bëra nga gurët e varrezave të hebrenjve janë gjetur gjatë punës së rikonstruktimit në rrethin turistik të Pragës, duke konfirmuar spekulimet se ish-regjimi komunist përdori gurët e sinagogave dhe varrezave për materiale ndërtimi, raporton The Guardian.
Zbulimi i së martës erdhi në fazën e hapjes së një projekti të lëvizjes prej 10.6 milionë euro në sheshin monumental të qytetit Wenceslas, skenë e disa prej ngjarjeve më dramatike historike të Republikës çeke dhe një vend i shpeshtë i protestave politike.
Rabini Chaim Koci, një zyrtar i lartë tek rabinët e Pragës, ishte dëshmitar teksa punëtorët që gërmonin kalldrëmin, zbulohej shkronja hebraike, ylli i Davidit dhe data e vdekjes. Gurë të tjerë ishin bosh, por kishin sipërfaqe të lëmuara që tregojnë se ato ishin marrë gjithashtu nga varrezat.
Udhëheqësit hebrenj e përshëndetën zbulimin si provë të dyshimeve të mbajtura për një kohë të gjatë se autoritetet komuniste – të cilët sunduan ish-Çekosllovakinë për më shumë se katër dekada gjatë Luftës së Ftohtë – kishin marrë gurë nga varrezat hebraike për një shtrim shumë tronditës të Sheshit Wenceslas gjatë vitit 1980.
Projekti u përurua gjatë një turneu në këmbë nga udhëheqësi i atëhershëm sovjetik Mikhail Gorbaqev në 1987.
Dyshimet se disa prej punëve të tij me gurë mund të kenë qenë nga një varrezë u ngritën për herë të parë nga drejtori i muzeut hebre të Pragës, Leo Pavlat, i cili kujtoi gjetjen e dy gurëve të shtruar me shenjat e gurëve të varrit në to, kur punohej në skemën origjinale. Komentet e tij bënë që këshilli i qytetit të Pragës të pajtohet të lejojë komunitetin hebre të inspektojë hapësirën sapo të fillojë rizhvillimi i fundit.
“Ne e ndiejmë që kjo është një fitore për ne sepse deri tani ky ishte vetëm një thashethemë. Ndoshta kishte gurë hebrenj këtu, por askush nuk e dinte,” tha Koci, i cili kishte qenë në Sheshin Wenceslas që nga mëngjesi për të parë dëshmitë e gurëve. “Eshtë e rëndësishme sepse është çështje e së vërtetës.
“Ne po bëjmë diçka të duhur për faktin historik. Këta janë gurë nga varret e njerëzve që kishin vdekur ndoshta që 100 vjet dhe tani ata janë shtrirë këtu. Nuk është mirë.”
Emrat e të vdekurve janë të paidentifikueshëm sepse gurët e varreve janë thyer për të formuar kalldrëmin. Një person duket se ka vdekur në 1877, kur Praga ishte pjesë e perandorisë së Habsburgut, ndërsa vdekja më e fundit tregohet të ketë ndodhur në vitet 1970, gjatë kulmit të komunizmit.
Gurët duket se janë marrë nga varreza të ndryshme.
Drejtuesit e komunitetit planifikojnë t’i mbledhin ata për të formuar një memorial në varrezat e vjetra hebreje të Pragës në distriktin ‘Zhizhkov’ të qytetit, një pjesë e të cilit u përdhosë gjatë epokës komuniste për të ndërtuar një park publik dhe më pas për të ndërtuar një kullë masive televizive.
Sinagogat dhe varrezat u lejuan të keqtrajtohen nën një politikë armiqësore të sanksionuar zyrtarisht ndaj institucioneve fetare në përgjithësi dhe Judaizmit në veçanti, duke i bërë ata të prekshëm nga grabitjet.
Frantishek Banyai, kryetari i komunitetit hebre të Pragës, tha se zbulimi e zemëroi atë ndaj regjimit komunist.
“Më shumë sinagoga hebreje u shkatërruan në zonën e Republikës çeke aktuale gjatë kohës së komunizmit sesa në kohën nazizmit,” tha ai. “Kjo ishte për shkak të qasjes së tyre të veçantë ndaj fesë. Anti-Judaizmi ishte politikë zyrtare dhe të gjitha komitetet hebreje ishin mbikëqyrur dhe menaxhuar nga kontrolli i policisë sekrete. Të jesh hebre ishte negative nga çdo këndvështrim – por ishte e njëjta gjë edhe për kishën e krishterë”.
Përgatiti: Ardita Zeqiri