Rinis seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka rinisur me punën, me një pikë të vetme të rendit të ditës. Glauk Konjufca kryetar i Parlamentit të Kosovës, tha se po vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit pozitë për të cilën garojnë Vjosa Osmani dhe bashkëpartiaku i saj Nafuf Bejta.

Kemi kuorum për të proceduar, meqë kemi në sallë 84 deputet, tha Konjufca dhe ka nisur të thërrasë emrat e deputetëve për të votuar.