Rinis ndeshja Rumania-Kosova

Ka rinisur ndeshja mes kombëtares rumune dhe asaj të Kosovës, e vlefshme për kualifikimet për kampionatin EURO 2024.

Ndeshja u ndërpre në minutën ’18 pas thirrjeve dhe parullave nacionaliste të tifozëve rumunë.

Këta të fundit mbanin një flamur serb në të cilin shkruante serbisht “Kosova është Serbi”, dhe brohorisnin “Serbia, Serbia”.

Ndeshja po zhvillohet në Bukuresht.