Rinia e Shtimes pa objekt adekuat - VIDEO
Të rinjët e qytetit të Shtimes tash e një kohë aktivitet e tyre po i zhvillojnë në ambientet e Shtëpisë së Kulturës, pasi objekti i Qendres Rinore është jo funksional.
Resul Gashi, koordinator i kësaj qendre tha se kjo po u sjell mjaft probleme.
“Mungesa e një hapësire është një problem shumë i madh për ne, për shkak se nuk kemi një hapësirë tonën që e shfrytëzojmë për aktivitete që kemi javore apo mujore, mirëpo detyrohemi të gjejmë forma tjeta alternative që me arrit me i zhvillu aktivitet që i kemi”, tha Gashi.
Tutje, Gashi tha se interesimi i të rinjve është çdo herë e më i madh për aktivitet që kjo qendër i zhvillon.
“Kemi pas aktivitete të mira të cilat kanë bërë një përfshirje të aktiviteteve në të gjitha fshatrat e komunës dhe është rrit numri i përfituesve, ndërsa ai i pjesëmarrësve nga viti i kaluar e deri tash kemi një rritje nga 0 që kanë qenë, sot i kemi 30”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli kishte premtuar se objekti i Qendres Rinore do të përfundonte në fund të vitit 2020, por që një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.