Projekti për termocentralin "Kosova e Re" – Foto: Ministria e Zhvillimit Ekonomik

‘Ringjallet’ inciativa për termocentralin e ri, Ministria jep rreth 80 mijë euro për kontratë për këshilla ligjore

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se ka dhënë kontratë për shërbime shtesë për projektin “Shërbime Këshilluese ligjore për projektin “TC Kosova e Re”.

Për këtë tender, Ministria ka parashikuar kontratë në vlerë prej 79,999.20 euro.

Për këtë aktivitet të prokrumit, Ministria përdori procedurën e negociuar pa publikimin të njoftimit për kontratë me kriter të dhënies çmimin më të ulët.

Përmes platformës “e-prokruimi”, bëhet e ditur se kontrata i është dhënë kompanisë “Hunton Andrwës Kurth LLP”, nga Shtetet e Bashkuara e të Amerikës me çmim të kontratës 79,999,20 euro.

Rreth dy muaj më parë nga Qeveria e Kosovës u deklaruan se pavarësisht tërheqjes së kompanisë amerikane “Contour Global”, nuk kanë hequr dorë nga realizimi i këtij projekti.

Ndryshe, në muajin dhjetor të vitit 2017, Qeveria e Kosovës dhe kompania amerikane “Countour Gobal” patën nënshkruar marrëveshje komerciale për termocentralin “Kosova e Re”.

Ish ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, kishte deklaruar se çmimi maksimal për një megavat të prodhuar nga termocentrali i ri do të jetë 80 euro.

Në anën tjetër, këtë projekt, kreu i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kontratën me “Countour Global” a pati cilësuar “hajni me transparencë”.

Edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ishte deklaruar se nuk e përkrah termocentralin e ri me këto kushte.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.