Foto: ETEA

Rimbushet me libra mini-bibloteka e boshatisur në Prishtinë

Mini-bibloteka në  “Lagje të Spitalit” dhe “Mati 1” është furnizuar me libra me iniciativën e banorëve të lagjeve, komunitetit të shkollës “Pavarësia”, në krye me aktivistin Dren Shahini.

“Projekti “Mini-bibliotekat e lagjeve” nuk ka të ndalur sepse është projekt me bazë në komunitetit dhe komuniteti përballon çfarëdo sfide” ka reaguar ETEA në rrjetet sociale.

Para tre  ditëve mini-bibloteka në Lagje të Spitalit kishte mbetur pa asnjë libër ndërsa asaj në “Breg të Diellit” ia kishin thyer xhamat.

Sipas ETEA-s së shpejti do të rifunksionalizohet edhe mini-biblioteka e “Bregut të Diellit” ndërsa gjatë kësaj jave hapen edhe disa të reja.

Këto biblioteka të vogla janë inauguruar me 21 nëntor pas atyre në Dardani dhe Ulpianë.

Të reja priten të vendosen në Sheshin “Nënë Tereza” dhe “Adem Jashari”, lagjen “Qafa”, “Tokbashqe”, “Arbëria”, në Kampusin Universitar dhe Parkun e Komunës së Prishtinës.

Foto: ETEA