Rimbursimi i policës së sigurimit për mërgimtarët, BKS tregon procesin se si bëhet

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbuloj koston e policës kufitare për mërgimtarët ndërsa aplikimi për rimbursim bëhet në mënyrë ‘online’.

Byroja Kosovare e Sigurimit për të lehtësuar këtë procedurë ka vendosur QR CODE në policën e sigurimit që qytetarët përmes skanimit me telefon të kyçen direkt në platformën e krijuar për rimbursim.

“Me vetëm një skanim përmes telefonit e që merr kohë më pak se 20 sekonda bashkatdhetarët shumë lehtë kyçen në platformën e Ministrisë së Financave e cila është krijuar enkas për rimbursim të policave nga Qeveria e Kosovës” ka thënë drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku.

Polica kufitare me QR Code, Byroja Kosovare e Sigurimeve

Qeveria thirrje mërgimtarëve të blejnë policën kufitare ‘online’ për të shmangur kolonat në kufi