Christian Heldt, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë. Foto: ZKM

Rikthimi i të shkarkuarve në qeverinë Hoti, reagon ambasadori gjerman

Ambasadori i Gjermnisë në Kosovë, Christian Heldt ka deklaruar se janë duke e parë nga afër kthimin e njerëzve politikë nëpër ministri të Qeverinë Hoti, përderisa po premtohet luftimi i korrupsionit.

“Ne po vëzhgojmë nga afër kthimin e njerëzve të caktuar në funksione nëpër ministri derisa në të njëjtën kohë po lartësohet premtimi për të luftuar korrupsionin”, tha ambasadori përmes një video-mesazhi pas marrjes së kryesimit nga ana e Gjermanisë të Presidencës së Këshillit të BE-së.

KALLXO.com ka raportuar se si Burim Rreci është rikthyer në një pozitë të cilin e kishte më herët në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, në atë të sekretarit permanent në këtë dikaster.

Ricaktimi në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MTI-së u bë nga Qeveria e Kosovës me anë të një vendimi i cili mban nënshkrimin e shefit të ekzekutivit, Avdullah Hoti.

Rreci ishte zgjedhur në postin e sekretarit të Përgjithshëm nga qeveria Haradinaj përkundër faktit që ekspertet Britanik të BDO-së kishin vlerësuar se ai nuk i plotëson kushtet të emërohet sekretarë i përgjithshëm.

KALLXO.com ka raportuar edhe kur Inspektorati i Punës mori vendim për ta kthyer në krye të Trepçës Basri Ibrahimin.

Qeveria Hoti rikthen sekretarët e përgjithshëm në disa ministri