Rikthehet pas tre ditësh furnizimi me ujë në lagjet e Prizrenit
Është rikthyer furnizimi me ujë pas tre ditësh ndërprerje në lagjet e Prizrenit, Bajram Curri, Arbana, Jeta e Re dhe disa rrugë të tjera që kishin mbetur pa furnizim si pasojë e defektit të gypit furnizues.
Njoftimin lidhur se kanë mbaruar punimet dhe ka filluar furnizimi me ujë është bërë e ditur përmes një postimi në facebook të postuar në KRU Hidroregjioni Jugor SHA.
Lidhur me ndëprerjen e ujit ishte deklaruar kryeshefi i Hidroregjionit Jugor, Fadil Berisha.
I njëjti kishte bërë të ditur se defekti ka ndodhur nën një objekt afarist me një thellësi tre metra e gjysmë.
‘’Informatën për defektin në ujë e kemi marrë nga një qytetar nga pardje në orët e mëngjesit, saktësisht rreth orës gjashtë. Menjëherë i kemi informuar konsumatorët për arsyen e ndërprerjes së furnizimit me ujë. Menjëherë kemi dal në vendin e ngjarjes dhe e kemi konstatuar se ka pasur një rrjedhje të madhe të ujit, pas pastrimit dhe evidentimit të saktë të rrjedhjes kemi konstatuar se defekti ka ndodhur nën një objekt afarist me një thellësi tre metra e gjysmë’’ – kishte deklaruar Fadil Berisha.
Lidhur me këtë rast, raportimet e KALLXO.com mund ti gjeni në këtë – LINK.