Rikthehet në punë shërbimi i Brahiterapisë në Onkologji

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është rikthyer në punë Shërbimi i Brahiterapisë në Klinikën e Onkologjisë.

Brahiterapia është metodë e rrezatimit në kontakt direkt me tumorin dhe në Kosovë përdoret për rrezatimin e organeve gjenitale të femrës: mitrës dhe qafës së mitrës.

Sipas komunikatës së QKUK-së, ky shërbim mund të përdoret edhe për rrezatimin e tumoreve të lokalizimeve të ndryshme.

ShSKUK ka njoftuar po ashtu se me këtë procedurë po trajtohen aktualisht më shumë se 90 pacientë.

“Javën e kaluar, pas masave të marra, me theks të veçantë dezinfekstimin, desinsektimin dhe deratizimin e hapësirave, është funksionalizuar Shërbimi i Radioterapisë”, thuhet në komunikatë.