Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në lagjen "Taslixhe"

Problemi me ujë i banorëve të lagjes “Taslixh”është rregulluar.

Kështu ka njoftuar KRU “Prishtina” përmes një komunikate për media.

Kallxo.com sot gjatë ditës ka raportuar se tri shtëpi kanë pësuar dëme materiale pas shpërthimit të një gypi të ujësjellësit në lagjen ‘Taslixhe’ të kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur sot në orën 6:00 të mëngjesit, ndërsa nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Sipas banorëve të kësaj lagje, gypi i shpërthyer është i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’, kurse gypat në këtë lagje janë nga azbesti dhe të vjetër dhe datojnë që nga vitet e ’70-ta.

Shpërthimi i gypit ka shembur një mur, ku ka shkaktuar dëme materiale në një shtëpi  dhe më pas janë vërshuar edhe dy shtëpi të tjera.