Ilustrim

Rikthehen reshjet e borës në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar, se gjatë dy ditëve të ardhshme, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Sipas Institutit, në viset malore kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit reshjet parashihen të jenë të dendura.

Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftim.