Rikthehen rastet me COVID-19 në Mal të Zi

Pas testimit të 128 mostrave për coronavirusin e ri gjatë fundjavës, një ka rezultuar pozitiv në Malin e Zi, raporton mediumi publik malazez.

I infektuari kishte qëndruar Bosnjë e Hercegovina javën e kaluar.

Mali i Zi kishte shpallur përfundimin e pandemisë më 2 qershor, pasi që nuk kishte regjistruar asnjë rast të ri për 28 ditë.

Shteti malazez ka konfirmuar gjithsej 324 raste me coronavirus.

Prej tyre, nëntë pacientë kanë vdekur, të tjerët janë shëruar.