Rikthehen barrikadat në veri, serbët bllokojnë rrugën në Rudarë
13.10.2021 - 14:00
Në vendin e quajtur Rudarë të Zveçanit serbët lokal kanë bllokuar rrugën duke vendosur në mes të rrugës kaminë të ngarkuar me zhavorr.
Më 2 tetor, pas një marrëveshje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, u larguan barrikadat pas 13 ditë qëndrimi në dy pikë-kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë. Por, 12 ditë pas, barrikadat janë shfaqur sërish në veri të vendit.
Sot, Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet tjera të drejtësisë nisën një aksion kundër kontrabandës në katër komuna të vendit, duke përfshirë edhe Mitrovicën Veriore.
Menjëherë pasi u panë forcat e rendit në aksion, serbët protestuan e më pastaj edhe bllokuan rrugët.
Ekipet e KALLXO.com janë në vendngjarje dhe po raportojnë nga veriu i vendit për më të rejat.