Rikallo emërohet sekretar shteti në Ministrinë e Bujqësisë në Serbi

Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo është emëruar sekretar i shtetit në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë e Serbisë, shkruan B92.

Bëhet e ditur se këtë vendim, Qeveria e Serbisë e ka marrë më 27 shkurt.

Nenad Rikallo (ish-ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës) është shkarkuar më 2 shkurt nga Qeveria e Kosovës.

E para që ka kërkuar shkarkimin e tij ka qenë PSD-ja, si kusht për votimin e buxhetit të vitit 2019.

Ndërkaq, më 25 shkurt për pozitë është emëruar Dijana Ziviq. Ajo punon në Kuvendin e Kosovës, si këshilltare që nga viti 2015.

Prapaskenat e përplasjes së kryeshefit Hajdari me ministrin Rikalo

Rikalo i çon 2 milionë euro në Mitrovicën e Veriut