Seanca gjyqësore ndaj F.S, për vrasjen e motrës në Vragoli të Fushë Kosovës (11.08.2022), Foto: KALLXO.com

Rihapet shqyrtimi ndaj të akuzuarës për vrasjen e motrës

Në ditën kur është dashur që të shpallet vendimi ndaj të akuzuarës F.S për vrasjen e motrës në vitin 2021 në Vragoli të Fushë Kosovës, Gjykata e Prishtinës rihapi procesin në mënyrë që të shqyrtohen më shumë prova.

Sipas kryetarit të Trupit Gjykues, Kushtrim Shyti, provat shtesë të cilat gjykata i konsideron se duhet të shqyrtohen janë raportet mjekësore të F.S. si dhe dorëshkrimi të ndjerës T.S.

“Në pajtim me nenet e lartcekura rihap shqyrtimin gjyqësor për plotësimin e procedurës penale me qëllim të administrimit të provave konkretisht dokumentave mjekësore të paraqitura nga ana e mbrojtësit Halit Shaljani, prandaj për këto arsye gjykata ka vendosur që mos ta shpall aktgjykimin por vetëm të ua komunikojë këtë vendim, ku do të rihapet procesi gjyqësor”- tha Shyti.

Prokuroria e Prishtinës në vitin 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj F.S. për vrasjen e motrës T.S., të cilën anëtarët e tjerë të familjes e kanë gjetur të shtrirë në krevat pa shenja jete, me shall të lidhur në fyt.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, të ndjerës i janë gjetur edhe shenja të gishtërinjve në fyt.

Sipas Prokurorisë F.S., pas kryerjes së veprës ka ikur nga vendi i ngjarjes.

E akuzuara për vrasjen e motrës tha se nuk e dëmton askënd