Rihapet ambulanca në një fshat të Klinës

Ambulanca mjekësore në fshatin Leskoc të Klinës është rihapur dhe nga sot do të jetë në shërbim të banorëve të këtij lokaliteti, thuhet në njoftimin e komunës.

Kjo ambulancë do të veprojë në të njëjtin objekt ku kishte funksionuar edhe më herët dhe do të jepen shërbime infermierie çdo ditë.

Sipas kryetarit të komunës Zenun Elezaj, rifunksionalizimi i kësaj ambulance është bërë me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira mjekësore për banorët e këtij lokaliteti

Bazuar në njoftim, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë  ka angazhuar tri ekipe me mjekë dhe infermierë për trajtimin e personave të konfirmuar me virus dhe personave të dyshuar, të cilët do të bëjnë vizita mjekësore nëpër shtëpi.