Riformohet grupi parlamentar Nisma-AKR

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është riformuar grupi parlamentar Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re.

Grupi kishte pushuar së funksionuari kur Haxhi Shala ishte larguar nga ky grup për t’u bashkuar me AAK-në por ardhja e deputetit të Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ia ka bërë grupit numrat e nevojshëm prej gjashtë anëtarëve.

Kryetar i këtij grupi parlamentar është deputeti i Nismës, Endrit Shala.

“Grupit parlamentar Nisma-AKR nga data 20 tetor 2020 i takojnë të gjitha të drejtat  përcaktuara me rregulloren e Kuvendit dhe me aktet e tjera”, tha Vjosa Osmani.