Rifillon seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet, ku kryetarja e Kuvedit Vjosa Osmani, ka lexuar rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik.

“Jeni të obliguar në mënyrë strikte të respektoni distancen fizike rreth 2 metra dhe të përdorni maska gjatë tërë kohës”, tha Osmani.

Osmani lexoi edhe disa rregulla siç janë diskutimi të realizohet nga ulsja e deputetit, kush ka simptoma të virusit mos të qëndrojë në seancë, etj.

Gjatë kësaj seance do të bëhet Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.