Rifillon ngrohja nga Termokos

Termokosi ka njoftuar se ka rifilluar furnizimi me ngrohje pasi ishte ndërprerë ajo që nga e premtja për shkak të një problemi në termocentralin Kosova B.

“Pas krijimit të mundësisë për të filluar marrjen e avullit nga TC Kosova B, tashmë NP “Termokos” ka nisur të marrë energjinë ngrohëse, të cilën kemi vazhduar ta shpërndajmë tek të gjithë konsumatorët. Shumë shpejtë ambientet e konsumatorëve tanë do të fillojnë të ngrohen me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se për ditët gjatë të cilave NP “Termokos” nuk ka arritur të furnizojë me ngrohje qytetarët nuk do të faturohen.

“Edhe një herë shprehim keqardhje, që pa dashjen tonë kemi qenë të detyruar, që të ndërpresim ngrohjen për konsumatorët tanë”, theksohet aty.

Bien dy blloqe në KEK, ndërpritet furnizimi me ngrohje në Prishtinë