Rifillojnë meshat në praninë e besimtarëve katolikë

Pas më shumë se dy muajve, sot po rifillojnë meshat në praninë e besimtarëve katolikë në katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Bankat ku mund të ulen ata janë mbushur plot, e shumë të tjerë në meshën e shenjtë të së dielës së rrëshajave, po qëndrojnë edhe në këmbë.

Në hyrje të katedrales është i vendosur tuneli dezinfektues, në banka janë të vendosura shenja ku udhëzojnë se nuk mund të ulen më shumë se 4 persona, për të respektuar kështu udhëzimet e IkShP-së për mbajtjen e distancës fizike.

Me vendim të ri qeveritar, të enjten janë hapur xhamitë dhe kishat në tërë vendin. Mirëpo, besimtarët duhet të ndjekin një protokoll sigurie që ndihmon në parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19./RTK