Rifat Latifi: Pacientët në Onkologji më thanë ‘O ministër qe tri ditë s'kemi pas barna’

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është duke raportuar në komisionin për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale për aktivitetet e menaxhimit në sektorin e shëndetësisë dhe aktualitetet e zhvillimeve të fundit në shëndetësinë e vendit.

Gjithashtu ministri tha se sot ka vizituar dy klinika në  QKUK ku është takuar me qytetarët që po marrin aty shërbime e të cilët i kanë thënë se nuk po kanë vend se ku të presin për të marrë shërbimet shëndetësore e as nuk ka pasur barna të mjaftueshme për trajtim.

“Po punojmë në drejtime të ndryshme. Po punojmë në shumë rrugë që do të shndërrojnë Kosovën. Sa i përket legjislacionit kemi 6 ligje dhe 7-8 udhëzime administrative. Po punojmë në përmirësimin e infrastrukturës në spitale, nëse arrijmë me i përmirësu këto ne kemi bo një punë shumë të mirë. Sot kam qenë për herë të parë në Onkologji. Onkologjisë i mungon stafi teknik. Qytetarët më thanë o ministër qe tri ditë s’kemi pas barna e sot kanë ardhur, disa më thanë qe disa pacientë nuk kanë ardhur terapi për shkak se kanë dëgju që s’ka barna”, ka thënë Ministri.

Ministri në fjalën e tij tha se janë duke punuar që të rregullojnë gjendjen në Kujdesin Parësor Shëndetësorë në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime më të mira.