Rezultati momental në Komunën e Gjakovës, garë e ngushtë mes AAK-PSD dhe LVV-së

Në qytetin e Gjakovës është duke prirë me një diferencë të ngushtë Koalicioni në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Partisë Social Demokrate, ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje.

AAK-PSD në këtë Komunë nga numërimi i 55,63% të votave prinë me 7652 vota, apo 33,72%.

Pas saj vjen Lëvizja Vetëvendosje me 7581 vota, apo 33,52% të votave.

Subjekti i tretë në Komunën e Gjakovës nga numërimi i 55,63 % të votave renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 3896 vota, apo 17,23 % të votave.

Partia Demokratike e Kosovës është subjekti i katër me 1947 vota, apo 8,61%.

Koalicioni Nisma Social Demokrate e Kosovës – Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë ka marrë 571 vota, 2,52%.

Në radhe vijnë partitë tjera me numër të më vogël të votave.

Ju kujtojmë që ky rezultat është për 55,63% të votave të numëruara në Komunën e Gjakovës.

Linku ku mund t`i ndiqni direkt rezultat nga numërimi i votave në Komunën e Gjakovës.