Rezultatet sipas Exit-Pollit të prezantuar nga Klan Kosova

Klan Kosova ka prezantuar rezultatet nga EXIT-Polli. sipas të dhënave të prezantuara këto janë rezultatet në komunat e Kosovës.

Prishtina shkon në balotazh. Në garë për raundin e dytë shkojnë Arben Vitia i LVV-së me 43.7% me Përparim Ramën e LDK-së me 27.1%.

Në Mitrovicën e Jugut, sipas këtij EXIT-Polli nuk do ketë balotazh, pasi kandidati i PDK-së Bedri Hamza ka fituar 53.12%.

Në Pejë EXIT-Polli e nxjerr fitues Gazmend Muhaxhirin me 56.28%.

Prizreni pritet të shkojë në balotazh në mes të kandidatit të LVV-së i cili sipas EXIT-Pollit ka arritur të fitojë 37.91% të votave, kundrejt kandidatit të PDK-së Shaqir Totaj i cili ka fituar 35.30% të votave në këtë komunë.

Komuna e Gjakovës sipas rezultateve të EXIT-Pollit pritet po ashtu të shkojë në balotazh në mes të Mimoza Kusari- Lila e cila ka fituar 41.70%, kundrejt Ardian Gjinit të AAK-së i cili ka fituar 39.10% të votave.

Po ashtu edhe komuna e Gjilanit pritet të ketë balotazh. Në këtë Komunë sipas EXIT-Pollit pritet të kemi balotazh në mes të kandidatit të LDK-së Lutfi Haziri me 43.0% të votave, kundrejt kandidatit të LVV-së Alban Hyseni me 40.30% të votave.

Komuna e Ferizajt sipas rezultateve të XIT-Pollit të prezantuar nga KLAN Kosova, nuk do të ketë balotazh. Kandidati i PDK-së Agim Aliu ka fituar 57.90% të votave.

Po ashtu rezultatet e EXIT-Pollit në Komunën e Skenderajt e nxjerrin fitues kandidatin e pavarur Bekim Jashari me 54.8%.

Komuna e Vushtrrisë pritet të shkojë në balotazh në mes të kandidatit të PDK-së Ferat Idrizi me 34.40% të votave, dhe kandidati i LDK-së Xhafer Tahiri me 31.40%.

Komuna e Istogut sipas rezultateve të prezantuara prite të shkojë na balotazh mes kandidatit të   LDK-së Ilir Ferati me 47.40% me kandidatin e AAK-së Bekë Berisha me 23.50%.

Komuna e Podujevës sipas EXIT-Pollit pritet të shkojë në balotazh në mes të kandidatit të LVV-së, Shpejtim Bulliqi me 47.8% me kandidatin e LDK-së Ekrem Hyseni me 37.0% të votave.

Komuna e Fushë Kosovës sipas EXIT-Pollit deri më tani prin kandidati i LDK-së Burim Berisha me 50.5% i pasuar nga kandidati i LVV-së Enver Bajçinca me 33.2%.

Komuna e Drenasit sipas rezultateve të EXIT-Pollit prinë kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci me 58.40%.

Komuna e Rahovecit sipas rezultateve pritet të shkojë në balotazh. Aktualisht prinë Smajl Latifi nga AAK me 31.7% i pasuar nga kandidati i LVV-së Visar Korenica me 27.5% të votave.

Në Deçan prinë kandidati i AAK-së Bashkim Ramosaj me 69.5% të votave.

Klina sipas rezultateve të EXIT-Pollit pritet të shkojë në balotazh. Zenun Elezaj i AAK-së ka marrë 38.18% të votave kundrejt kandidatit të LDK-së Besim Hoti me 36.46%.

Malisheva sipas rezultateve të EXIT-Pollit pritet të shkojë në balotazh. Kandidati i NISMA-s ka marrë 45.0% kundrejt kandidatit të LVV-së, Alban Krasniqi me 24.90%.

Edhe komuna e Vitisë pritet të shkojë në balotazh, atje gara pritet të zhvillohet në mes të kandidatit të LDK-së Sokol Haliti me 39.52%, i pasuar nga kandidati i LVV-së Arsim Ademi me 36.03% të votave.

Rezultate e EXIT-Pollit në Komunën e Shtimes e nxjerrin fitues kandidatin e PDK-së, Naim Ismaji me 62.9% të votave.

Në komunën e Obiliqit EXIT-Polli e nxjerr të parin kandidatin e pavarur Xhafer Gashin me 50.10%, i pasuar nga kandidati i LVV-së Halil Thaçi me 24.50%.

Në komunën e Lipjanit prinë kandidati i LDK-së Imri Ahmeti me 50.30%, i pasuar nga kandidati i LVV-së Adnan Rrustemi me 25.20% të votave.

Në komunën e Kamenicës sipas rezultateve të EXIT-Pollit prinë kandidati i pavarur Qëndron Kastrati me 32.20%, i pasuar nga kandidati i LVV-së Kadri Ismajli me 31.60% të votave.

Në komunën e Hanit të Elezit sipas rezultateve del fitues kryetari i deritanishëm, kandidati i pavarur Rufki Suma me 65.20% të votave.

Në komunën e Kaçanikut prinë kandidati i LVV-së Jeton Raka me 40.60%. Raka pritet të shkojë në balotazh me kandidatin e PDK-së Besim Ilazi, i cili ka arritur të fitojë 36.70% të votave.