Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, 21 komunat ku e para ka dalë LVV

Rezultatet preliminare të KQZ-së pas numërimit të 99.17% të votave radhisin Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) të parën parti në 21 komuna të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës prin në tri komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë dhe partnerët e koalicionit janë të parët në tri komuna, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovë nuk ka dalë e para në asnjë komunë të Kosovës.

Në nivel vendi, pas numërimit të 99.17 për qind të votave, Vetëvendosje renditet e para me 339 mijë e 350 vota apo 40.83%.

Më poshtë gjeni komunat ku prin LVV, sipas radhitjes së KQZ-së:

Gjakovë me 19,151 vota apo 47.78% (100 për qind e votave të numëruara).

Gjilan me 22,565 vota apo 51.73% (93.8 për qind e votave të numëruara).

Dragash me 2,873 vota apo 26.39% (100 për qind e votave të numëruara).

Istog me 6,215 vota apo 35.21 %  (100 për qind e votave të numëruara).

Kaçanik me 8,296 vota apo 52.29 % (100 për qind e votave të numëruara).

Fushë Kosovë 10,471 vota apo 45.75% (100 për qind e votave të numëruara).

Kamenicë 7,465 vota apo 52.72 % (100 për qind e votave të numëruara).

Mitrovicë e Jugut me 18,879 vota apo 56.38% (99.05 për qind e votave të numëruara).

Lipjan me 11,242 vota apo 38.07% (100 për qind e votave të numëruara).

Obiliq me 6,278 apo 48.61% (100 për qind e votave të numëruara).

Rahovec me 8,175 apo 38.82% (100 për qind e votave të numëruara).

Pejë me 17,978 vota apo 41.37% (99.24 për qind e votave të numëruara).

Podujeve me 20,390 vota ose 49.60% (99.09 për qind e votave të numëruara).

Prishtinë me 54,696 vota ose 46.91% (100 për qind e votave të numëruara).

Prizren me 26,981 vota apo 40.67% (99.15 për qind e votave të numëruara).

Shtime me 6,275 apo 46.54% (100 për qind e votave të numëruara).

Suharekë me 8,898 apo 34.27% (100 për qind e votave të numëruara).

Ferizaj me 28,673 apo 50.97% (100 për qind e votave të numëruara).

Viti me 9,623 vota apo 49.87% (100 për qind e votave të numëruara).

Vushtrri me 17,725 vota apo 52.59% (100 për qind e votave të numëruara).

Han i Elezit me 2,022 vota apo 50.14% (100 për qind e votave të numëruara).