
Selia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Foto: Valon Fana/ KALLXO.com
Rezultatet preliminare të KQZ-së: PDK prin në tri komuna
Rezultatet preliminare të KQZ-së pas numërimit të 99% të votave e radhisin Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) si partinë e parë në tri komuna të Kosovës.
Sipas këtyre rezultateve, PDK është e para për nga numri i votave të fituara në Skenderaj, Drenas dhe Klinë.
PDK në Skenderaj ka marrë 77.29 për qind apo 16 mijë e 527 vota.
Në Drenas ka marrë 74.62% apo 19 mijë 14 vota.
Ndërsa në Klinë, PDK radhitet e para me 27.34% apo 4 mijë e 248 vota.
Në nivel vendi me 99.17% të votave të numëruara Vetëvendosje renditet e para me 339 mijë e 350 vota apo 40.83%.
Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtyre rezultateve, ka marrë 22.15% të votave apo 184 mijë e 087 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta deri më tani me 17.59% apo 146 mijë e 241 vota.
Koalicioni AAK-NISMA, Intelektualët, Konservatorët ka 7.47% të votave apo 62 mijë e 066.
Sipas KQZ-së, rezultatet preliminare nuk përfshijnë: votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.
Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë Zgjedhjet e gjashta me radhë që u mbajtën që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17.02.2008.