Zgjedhjet 2025 - Foto: Denis Sllovinja | KALLXO.com | 09.02.2025

Rezultatet preliminare të KQZ-së: Cila parti ka fituar numër më të madh të votave në Ferizaj?

Në Komunën e udhëhequr nga PDK-ja, Ferizaj, partia e parë në këto Zgjedhje, bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, del të jetë Lëvizja Vetëvendosje, me 51.17%, apo 26 mijë 557 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës, me 27.43%, apo 14 mijë e 237 vota. 

E treta parti në Ferizaj është Lidhja Demokratike e Kosovës, me 12.81%, apo 6 mijë e 651 vota. 

Numër më të vogël të votave në këtë Komunë kanë shënuar: AAK, me 3.18%, apo me 1652 vota dhe Koalicioni për Familjen, me 1.81%, apo gjithsej 940 vota. 

Këto të dhëna nga KQZ janë procesuar për herë të fundit, në orën 12:11, më 10.02.2025, në 139 vendvotime nga 152 sa ishin  gjithsej.

Në përgjithësi rezultatet në krejt Kosovën deri më tani e vendosin LVV-në të parën, me 41.05%, apo 311 mijë e 782 vota. E dyta është PDK-ja, me 169 mijë e 091 vota, apo 22.26%. E treta LDK-ja, me 133 mijë e 644 vota, apo 17.60%. E pesta AAK-Nisma, me 57 mijë e 509 vota. E gjashta Lista Serbe, me 30 mijë 273 vota. I shtati Koalicioni për Familjen, me 17 mijë e 494, apo 2.30%.

Sipas KQZ-së, rezultatet preliminare nuk përfshijnë: votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.

Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë Zgjedhjet e gjashta me radhë që u mbajtën që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17.02.2008.