Rezultatet për Skenderajn - LIVE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikoj rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Skenderajt.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale, mund t’i gjeni në këtë link, i cili është vënë në dispozicion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas rezultateve të KQZ-së, në Skenderaj: Fadil Nura nga PDK ka 59,81%, Bekim Jashari nga Lista e Pavarur ka 39,07%, Sokol Haliti nga IQS ka 1,13%.

Exit poll-et e ndryshme e kanë parashikuar Bekim Jasharin kryetar.

Këtu mund t’i gjeni rezultatet.

Rreth 800 mijë qytetarë kanë votuar në të gjithë Kosovën