Abdylhadi Krasniç. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rezultatet për Mamushën, fiton Abdulhadi Krasniç

Rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ tregojnë se kandidati i KDTP-së, Abdulhadi Krasniç, ka fituar zgjedhjet me 63.38% të votave në garën ku kundërkandidat e kishte anëtarin e KATP-së, Arif Butuç, i cili ka fituar 36.62% të votave.

Të dhënat tregojnë që Krasniç ka fituar 1,580 vota ndërsa Butuç 913 vota.

Këtu mund ta t’i shihni rezultatet live nga KQZ.

Sot në Kosovë është mbajtur rundi i dytë zgjedhjeve në 21 komuna.