Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rezultatet për Kllokotin, fiton Vladan Bogdanoviq

Rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ tregojnë se kandidati i Listës Serbe, Vladan Bogdanoviq, ka fituar zgjedhjet me 55.13% të votave në garën ku kundërkandidat e kishte anëtarin e SNS-së, Strahinja Spasiq, i cili ka fituar 44.87% të votave.

Të dhënat tregojnë që Bogdanoviq ka fituar 1,021 vota ndërsa Spasiq 831 vota.

KËTU mund t’i shihni rezultatet live nga KQZ.