Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rezultatet për Gjilanin, fiton Alban Hyseni

Rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ tregojnë se kandidati i VV-së në Gjilan Alban Hyseni ka fituar zgjedhjet me 51.03% të votave në konkurrencë me kundër kandidatin nga LDK Lutfi Haziri i LDK-së  i cili ka fituar 48,97% të votave.

Të dhënat tregojnë që Hyseni  ka fituar 21 mijë e 3744 vota ndërsa Haziri 20 mijë e 515 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar të Komunës së Gjilanit.

KËTU mund ta t’i shihni rezultatet live nga KQZ.