Lajm i Fundit, Coronavirus

Rezultatet nga testimi i 93 personave për COVID-19

Asnjë person nuk ka rezultuar i infektuar me COVID-19 nga testimet që janë kryer sot deri në orën 17 e 30.

Kështu ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media në atë orë.

“Po ja marr një ekskluzivitet IKPSH-së, lista e parë deri tani janë 93 të testuar dhe nuk kemi asnjë të infektuar as sot  ” në fund tha Vitia

Megjithatë, kjo shifër mund të ndryshojë nga rezultatet e testimeve të të të gjitha mostrave që mund të merren gjatë ditës.

Në këtë konferencë, përveç kësaj, ministri ka folur edhe për planet e lehtësimit edhe të mëtejmë të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 1032 të infektuar me coronavirus, nga ta 789 të shëruar dhe 30 të vdekur.