Lajm i Fundit, Coronavirus

Rezultatet nga testimi i 172 mostrave për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë testuar 172 raste për COVID-19 dhe nga to 26 kanë rezultuar pozitivë.

Rastet pozitive janë raste kontakti: 8 raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: 6 në Poliçkë dhe 2 në Hodonoc), 4 raste nga komuna e Istogut (sipas vendbanimit: 2 në Kërninë, 1 në Istog dhe 1 në Prekallë), 4 raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: 1 në Vitomiricë, 1 në Lutogllavë, 1 në Nabërgjan, dhe 1 në Pejë), 4 raste me vendbanim në Stubëll-Viti, 3 raste në Ferizaj dhe nga 1 rast në Prizren, Godanc i Epërm (Shtime) dhe Zveçan.

Sot më 22 prill 2020, janë shëruar edhe dhjetë (10) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e tridhjetë e tetë (138) raste.