CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rezultatet nga mbi 3,200 mostra të testuara për COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3,230 mostra të testuara 520  kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.230 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 520 raste positive,” thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Gjilan 61 raste, Pejë 43 raste, Gjakovë 35 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 30 raste, Prizren 26 raste, Podujevë 24 raste, Lipjan 17 raste, Skenderaj 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Shtime 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Obiliq 7 raste, Rahovec 7 raste, Malishevë 6 raste, Drenas 5 raste, Kamenicë 5 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot, Novobërdë dhe Shtërpcë.