Lajm i Fundit, Coronavirus

Rezultatet nga mbi 3 mijë testime për COVID-19

3,003 mostra janë testuar gjatë 24 orëve të fundit  për COVID-19 nga të cilat 382 raste kanë rezultuar pozitivë.

IKShPK gjithashtu ka njoftuar se 507 persona janë regjistruar të shëruar gjatë 24 orëve të fundit përderisa 5 persona me COVID-19 kanë vdekur.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Pejë 40 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjilan 21 raste, Lipjan 21 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Skenderaj 15 raste, Gjakovë 14 raste, Klinë 14 raste, Drenas 13 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Deçan 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe Leposaviq 2 raste”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Aktualisht në Kosovë janë 11,366 raste aktive me SARS- CoV-2.

Numri total i rasteve pozitive është 103.124 raste nga 511.336 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.110 raste të vdekjes.

Në anën tjetër Kosova është duke vazhduar vaksinimin “AstraZeneca” kundër SARS-CoV-2, dhe deri më tani rreth 21 mijë persona janë vaksinuar në nivel vendi.

Në Kosova vaksinimi me “AstraZeneca” ka filluar më 29 mars 2021.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit 2019.

Rreth 21 mijë persona të vaksinuar me “AstraZeneca” në Kosovë