COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Rezultatet nga mbi 2.800 mostra të testuara për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve nga 2, 856  mostra të testuara 372  kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.856 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 372 raste positive,” thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 63.805 raste nga 261.492 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.540 raste të vdekjes.