Coronavirus

Rezultatet nga 4557 mostra të testuara për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike  ka bërë të ditur se 4,557 mostra për coronavirus janë testuar dhe prej tyre 701 kanë rezultuar pozitive me COVID-19

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 157 raste, Gjilan 84 raste, Mitrovicë 59 raste, Pejë 51 raste, Ferizaj 46 raste, Vushtrri 45 raste, Gjakovë 44 raste, Prizren 28 raste, Skenderaj 28 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Lipjan 21 raste, Podujevë 20 raste, Kaçanik 12 raste, Viti 11 raste, Obiliq 10 raste, Suharekë 10 raste, Drenas 8 raste, Shtime 7 raste, Kamenicë 6 raste, Klinë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Istog 4 raste, Junik 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Kllokot 1 rast.

Instituti bënë të ditur tutje se 737 persona janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2 përderisa  14 persona të tjerë kanë vdekur.

Aktualisht në Kosovë janë 13,186 raste aktive me coronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 99.536 raste nga 486.970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.022 raste të vdekjes.

Kosova ka filluar vaksinimin me “AstraZeneca” më 29 mars 2021, deri më tani janë mbi 10 mijë qytetarë të vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.