Rezultatet e Provimit të Maturës – kalueshmëria 78.43%

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se në Testin e Maturës, kalueshmëria këtë vit është 78.43% nga 22 mijë nxënës që i janë nënshtruar testit.

Prej këtij rezultati, kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe është 78.23%, në gjuhën boshnjake 82.26% dhe në gjuhën turke 93.94%.

Ndërkaq, sipas lëndëve, arritshmëria në përqindje është:

  • Gjuhë Shqipe – 63.8
  • Gjuhë Angleze – 59.3
  • Matematikë – 42.6
  • Fizikë – 52.1
  • Kimi – 52.3
  • Biologji – 55.1
  • Informatikë – 56.3
  • Gjeografi – 47.4
  • Histori – 42.2
  • Sociologji – 39.8
  • Psikologji – 39.6
  • Ekonomi me ndërmarrësi – 36.8
  • Edukatë qytetarë – 42.4
  • Histori e artit – 37.4
  • Teori e muzikës dhe harmoni – 58.2
  • Gjuhë Boshnjake – 59.8
  • Gjuhë turke – 48.2

“Në ditën e testit janë larguar 132 nxënës, prej të cilëve 115 nxënësve iu është anuluar testi për shkak të përdorimit të telefonave, kurse për 17 nxënës, të cilët nuk kanë pasur dokument identifikimi në ditën e testit, iu është përsëritur testi”, ka bërë të ditur MAShTI.

Tutje është bërë e ditur se rreth 4,700 nxënës nuk e kanë kaluar këtë test.

“Për rreth 4,700 nxënësit, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në këtë afat, si dhe për ata që nuk kanë hyrë fare në provim për arsye të ndryshme, do të kenë mundësi t’i nënshtrohen Provimit të Maturës në afatin e gushtit, i cili është planifikuar të organizohet më 27 gusht 2022”, thuhet më tej.