CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rezultatet e mbi 3,100 mostrave të testuara për COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 3, 146 mostra të testuara për COVID-19, 356 kanë rezultuar pozitive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.146 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 356 raste pozitive”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 82 raste, Mitrovicë 39 raste, Ferizaj 34 raste, Podujevë 29 raste, Gjilan 23 raste, Gjakovë 18 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Obiliq 12 raste, Klinë 11 raste, Lipjan 10 raste, Pejë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Prizren 9 raste, Deçan 8 raste, Kaçanik 8 raste, Skenderaj 8 raste, Viti 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Leposaviq 4 raste, Istog 3 raste, Malishevë 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Rahovec.