Rezultatet e fundit për Vushtrrinë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në komunën e Vushtrrisë do të shkojnë në balotazh Ferit Idrizi i PDK-së dhe kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri.

Duke iu referuar numrit të numërurara të votave, deri më tani 34,63% i ka fituar Ferit Idrizi i PDK-së dhe 33,99% Xhafer Tahiri i LDK-së. Deri më tani janë numëruar 75, 56 % e votave.

I treti është renditur Arsim Rexhepi i LVV-së me 26,02%.

Ndërsa Mensut Ademi nga AAK ka  2,10%, Ergin Sunguri nga KDTP 1,49%, Albert Maxhuni nga NISMA 1,18% dhe Jeton Salihu 0,59%.

Në këtë link mund të shihni rezultatet nga numërimi në kohë reale në të gjitha vendvotimet.