COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rezultatet e fundit për rastet me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.

Në total numri i rasteve aktive është 322.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në këtë LINK