COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rezultatet e 3,031 testimeve për COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se brenda 24 orëve të fundit ka pasur një rekord të numrit të testimeve që nga fillimi i pandemisë.

Nga 3,031 testime vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Në përqindje vetëm 8.1%”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka thënë se asnjë qytetar nuk ka vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit.

“Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës! Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve”, ka përfunduar Zemaj.