CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rezultatet e 1,835 mostrave për COVID-19

49 persona janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren”, njofton Insituti.

Dy persona kanë vdekur dhe 310 të tjerë janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga komunat: Leposaviq 8 raste, Prishtinë 7 raste, Gjilan 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Ferizaj 3 raste, Prizren 3 raste, Drenas 2 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë dhe Skenderaj.