Rezultatet aktuale të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Deri në këto momente janë numëruar mbi 19 mijë vota nga 27 mijë sa janë në total nga këto dy kategori.

Siç po prezantohen nga KQZ, në këto numërime e para është Lëvizja Vetëvendosje me 5 mijë e 873 vota. Pas saj, është PDK me 4 mijë e 88 vota.

Partia e tretë për nga numri më i madh i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta është LDK me 3 mijë e 968 vota.

Koalicioni AAK-PSD deri më tani ka 2 mijë e 776 vota.

Në anën tjetër koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë deri më tani 1 mijë e 2 vota.