Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rezultatet, AAK e fiton përsëri Klinën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Klinës.

Në garën për të parin e Klinës, në balotazh garojnë Zenun Elezaj nga AAK dhe Esat Raci nga PDK.

Rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ tregojnë se kandidati i AAK-së Zenun Elezaj ka fituar zgjedhjet me 55.11% të votave, kundrejt kandidatit nga PDK, Esat Raci që ka fituar 44.89% të votave.

Të dhënat tregojnë që Zenun Elezaj ka marrë 7 mijë e 8666 vota ndërsa Esat Raci ka marrë 6 mijë e 406 vota.

KËTU mund ta t’i shihni rezultatet live nga KQZ.