Rezoluta e VV-së për dialogun nuk kalon në Kuvend

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka propozuar një rezolutë të cilën ka kërkuar ta mbështesin deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Kjo projektrezolutë që ne do të paraqesim nuk e ka humb aktualitetin dhe i qëndron kohës për aq sa do të kemi problematikën e dialogut me Serbinë”, tha Selimi në rezolutën 4 pikëshe.

  1. Kuvendi i RKS rithekson se karakteri unitar i Republikës së Kosovës është i pa prekshëm dhe i pa cenueshëm.
  2. Duke marr parasysh faktet e konfirmuara lidhur me temën e trajtuar gjatë dialoguit të deritanishëm atë te shkëmbimit të territoreve të cilat anë në kundërshtim me obligimin kushtetues për ruajtjen e integritetit dhe kushtetutës së Kosovës kuvendi i RKS kërkon nga institucionet përgjegjëse që në temën e dialogut mes RKS dhe Serbisë në asnjë rrethanë e nivel e format nuk mund të jenë çështjet që lidhen me sovranitetin dhe integritetin territorial apo që synojnë krijimin e ndonjë pushteti të trete administrativ.
  3. Kuvendi i RKS para çdo takimi në kuadër të dialogut me Serbinë duhet të miratoj platformën për dialog e cila platformë do të përfshijë parimet bazë në bazë të të cilave do të zhvillohet dialogu dhe e njëjta duhet të votohet me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të
  4. Kuvendi i RKS kërkon hapjen e rrugës për një proces zgjedhor të lirë e demokratik nga i cili do të dilte një qeveri legjitime dhe e cila do të kishte unitetin për përfaqësimin e vendit në dialog me Serbinë.

Me 31 vota për, 60 kundër dhe një abstenim, nuk ka kaluar reyoluta e LVV-së.