Planeti Mars, Foto: BBC/SCIENCE PHOTO LIBRARY

Rezervuar uji gjendet në shkëmbinjtë e Marsit

Shkencëtarët kanë zbuluar një rezervuar me ujë të lëngshëm në Mars – thellë në një sipërfaqe shkëmbore të këtij planeti, ka raportuar BBC.

Të dhënat janë nxjerrë prej një analize të re të kryer nga informacionet që janë sjellë nga “Mars Insight Lander” i NASA-s në Mars, i cili kishte aterruar në planet më 2018.

Me këtë mision janë mbledhur të dhëna prej dridhjeve të dokumentuara për katër vjet me radhë – sikur njihet tërmetet e marsit – brenda Planetit të Kuq.

Analizimi i atyre tërmeteve – dhe sesi saktësisht lëviz planeti – kanë treguar “sinjale sizmike” të ujit të lëngshëm.

Përderisa ka ujë të ngrirë në polet e Marsit dhe dëshmi të avullit në atmosferë, kjo është hera e parë që është gjetur ujë i lëngshëm në këtë planet.

Të dhënat janë publikuar në “Proccedings” të Akademisë Kombëtare të Shkencave.

Misioni brenda sipërfaqes së Marsit ka përfunduar në dhjetor 2022, pasi misioni kishte dëgjuar për katër vjet me radhë “pulsin e Marsit”.

Gjatë kësaj periudhe kohore, studimi ka regjistruar më shumë se 1.319 dridhje.

Duke bërë matje të valëve sizmike, shkencëtarët kanë zbardhur se çfarë ishte materiale që po lëvizte.

“Këto në fakt janë teknika të njëjta që i përdorim për të gjetur ujë në Tokë, ose për të kërkuar gaz dhe naftë”, ka shpjeguar profesori Michael Manga, nga Universiteti i Kalifornisë, Berkley, duke folur për studimin.

Analizat kanë treguar se kishte rezervuar uji në thellësi prej dhjetë deri në njëzet kilometrash në shtresës së Marsit. Shkencëtarët kanë thënë se kjo është qenësore për të parë evoluimin e klimës, sipërfaqes dhe thellësisë së Marsit.

Përgatiti: Rexhep Maloku- Kallxo.com