Rez Gardi

Rez Gardi, juristja refugjate që diplomoi në Harvard dhe po i ndjek krimet e ISIS-it

E lindur dhe e rritur si refugjate në kampin pakistanez të Kombeve të Bashkuara, Rez Gardi është gruaja e parë kurde e cila ka diplomuar në Universitetin e Harvardit.

Në një intervistë për BBC Sound, Gardi, tregoi eksperiencën e saj nga një refugjate, në një avokate, e cila po lufton për mbrojtjen e të drejtave të grupeve të privuara dhe të margjinalizuara.

“Unë kam dashur të luftojë për të drejtat e kurdëve. Unë gjithmonë kam dashur të jem avokate dhe t’u ndihmoj njerëzve. Ishte një ëndërr e madhe për mua të studioj drejtësinë në Universitetin e Harvardi. Por mendoja që aty nuk pranohen refugjatët ose kurdët. Kam qajtur shumë kur jam pranuar, nuk e di që ka fjetur dikush në shtëpi gjatë asaj nate” rrëfeu 29 vjecarja.

Në moshën gjashtë vjeçare, ajo së  bashku me familjen migruan në Zelandën e Re. Duke ikur nga një vend ku nuk shihte të ardhme, ku nuk punon e nuk shkollohej askush, ajo në kulturën e re u ndesh me shumë probleme. Përpos të mirave në këtë vend sipas saj ajo ra pre e margjinalizimit, diskriminimit, abuzimit, fyerjeve, ngacmimeve .

“Kur shkova për herë të parë në shkollë në Auckland nuk kam ditur aq shumë anglisht përpos fjalisë “My name is Rez.” Nuk e kisha lehtë të dal nga kultura kurde, e të ambientohem me një një kulturë tjetër. Nga nxënësit në shkollë u  diskriminova, rraha, ngacmova, abuzova e u akuzova që jam terroriste që duhet të kthehem përsëri në vendin tim”  tha ajo duke treguar momentet kur nuk ishte ndjerë rehat në Zelandë të Re.

Para pandemisë, Rez ishte duke punuar si avokate e refugjatëve duke ndjekur penalisht krimet e luftës, dhe duke mbledhur provat e krimeve  të bëra nga ISIS.

Në pyetjen se sa e ka të vështirë të kthehet në Kurdistan dhe të hulumtoj krime, ajo tha se këtë detyrë e ka obligim, dhe se këtë punë është duke e kryer duke takuar e intervistuar të mbijetuarit dhe dëshmitarët, në mënyrë që të fokusohet mirë në krimet e bëra.

“Të kthehem përsëri në Kurdistan e kam pasur si ide dhe obligim që duhet të i përdor të gjitha eksperiencat, shkathtësitë dhe mundësitë që kam që t’i ndihmoj kurdëve dhe njerëzve të margjinalizuar, të luftoj për të drejtat e tyre” tha aktivistja e të drejtave të njeriut.

E sporovuar me eksperiencat e saj në kampe, me ushqim të pashëndetshëm, me kushte të rënda higjienike Rez thotë se të gjithë karrierën e saj do ta përqendrojë në luftimin për drejtësi dhe barazi mes njerëzve.  Ajo njëherazi është avokate e të rinjve refugjatë dhe këshilltare në  Kryqin e Kuq të Zelandës së Re. Në vitin 2016, ajo përfaqësoi Zelandën e Re në Këshillin Global Rinor të Refugjatëve, në konsultimet e UNHCR-OJQ-ve dhe Dialogun e Komisionerit të Lartë për Sfidat e Mbrojtjes së Fëmijëve emigrantë në Gjenevë, dhe në Konferencën e të Drejtave të Refugjatëve në Bangkok.